Helikopterët e Emergjencave Civile janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit.
Siç bën të ditur A2CNN, mjetet janë në pritje për të transportuar të plagosur nga zjarret drejt Tiranës.
Ndërkohë, në spitalin e Gramshit kanë mbërritur 6 banorët e parë, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në Gramsh.
Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.
Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.