Live

Madonna i kërkon Papa Leonit të shkojë në Gaza

15:51 / 12 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ylli i muzikës pop, Madonna, e ka lutur Papa Leonin që të shkojë në Gaza, në mënyrë që ai të “dërgojë dritën e tij te fëmijët para se të bëhet shumë vonë”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ikona e popit iu drejtua Papës si “i vetmi nga ne, të cilit nuk i mohohet hyrja” në Gaza, ka raportuar The Hollywood Reporter.

Ajo ka shtuar se “nuk ka më kohë” pasi që territori në fjalë po vuan nga ajo që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po quan “uri e shkaktuar nga njerëzit”.

Këngëtarja që është rritur si katolike, ka thënë se për këtë kërkesë e ka motivuar ditëlindja e djalit të saj Rocco.

“Ndiej se dhurata më e mirë që mund t’I bëj si nënë, është që të lus të gjithë ata që munden të ju ndihmojnë fëmijëve të pafajshëm që ndodhën në mes të luftimeve në Gaza”, ka shkruar Madonna.

Shpërndaje në

U Kopjua