Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një fëmijë që kishte mbetur i bllokuar në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës.
I mituri, i cili ndodhej vetëm në shtëpi, ishte i bllokuar dhe i trembur, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur nxjerrjen e tij të sigurt.