Sir Keir Starmer ka lavdëruar Presidentin Donald Trump për përparimin e bërë drejt një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë në samitin e Alaskës.
“Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë afruar më shumë se kurrë më parë me përfundimin e luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë. Udhëheqja e tij në ndjekje të përfundimit të vrasjeve duhet të lavdërohet”, tha kryeministri britanik, raporton “The Times”, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, Starmer paralajmëroi se paqja nuk mund të vendoset pa Presidentin Zelensky dhe riafirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, të cilat ai tha se do të ishin “thelbësore në pengimin e Putinit që të kthehet për më shumë”.
“Ndërkohë, derisa ai të ndalojë sulmin e tij barbar, ne do të vazhdojmë të shtrëngojmë vidat në makinën e tij të luftës [të Putinit] me edhe më shumë sanksione, të cilat tashmë kanë pasur një ndikim ndëshkues në ekonominë ruse dhe popullin e saj. Mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të duhet”, u shpreh Starmer.