Një aksident masiv me 14 vetura të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë.
Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, skena të zymta u zhvilluan të shtunën pasdite në autostradën A1 në rajonin e Ruhr-it: Tetë persona u plagosën në një aksident ku përfshiheshin 14 automjete midis kryqëzimeve Volmarstein dhe Hagen-West.
Sipas policisë , të gjithë të plagosurit shpëtuan me lëndime të lehta. Megjithatë, një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje.
Në kohën e përplasjes po binte shi. Ende nuk është e qartë nëse moti i keq kontribuoi në aksident. Policia e Dortmundit po heton.
Fotot tregojnë automjete të dëmtuara rëndë. Mbeturinat ishin shpërndarë në disa korsi. Trafiku u bllokua përkohësisht për rreth tre kilometra. /Klankosova.tv