Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord.
Dy pilotë, një mjek dhe një punonjës i kujdesit shëndetësor po niseshin nga qyteti i Muglas për të marrë një pacient në provincën fqinje të Antalias, shkruan The Washington, transmeton Klankosova.tv.
Helikopteri goditi godinën e spitalit nga ku po ngrihej dhe u rrëzua në një fushë.