Live

Ambasada italiane dënon sulmin në Zubin-Potok: Jemi me Kosovën

09:58 / 30 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ambasada italiane në Kosovë, ka reaguar pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin e ujit të “Ibër Lepencit”.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtarë në platformën ‘X’, thuhet se Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Ndërsa tutje në reagim thuhet se ne Italia qëndronë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi.

“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi të poshtër’, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...