Live

Ambasadori shqiptar në RMV: Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të gjithë ne

21:37 / 03 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas thirrjeve raciste në një ndeshje basketbolli mbrëmë në Kumanovë.

Meidani tha se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport dhe as në shoqëri, teksa sipas tij, thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë.

“Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe se pret nga autoritetet maqedonase të flasin qartë.

“Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua