Departamenti i Policisë së Filadelfisë i tha CNN se nuk ishte në dijeni të asaj që kandidati republikan Donald Trump e quajti “mashtrim masiv”, domethënë çdo problem që do të kërkonte një përgjigje të policisë.
“Po flitet shumë për mashtrime masive në Filadelfia. Policia po vjen!!!”, ka pohuar 78-vjeçari.
Për vite me radhë, Trump ka bërë pretendime për mashtrime të supozuara zgjedhore në Filadelfia.
Ai përsëriti pretendime të tilla edhe këtë vit, duke thënë në një ngjarje në Pensilvani në muajin shtator se “ata po mashtrojnë në këtë shtet, veçanërisht në Filadelfia”.