Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Bërnicë, pasi tek i njëjti u gjet dhe u sekuestrua substancë narkotike e llojit marihuanë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Nga njësitë policore është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për shkak se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.