Live

Australia thotë se do ta njohë shtetin palestinez në shtator

09:35 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi se Australia do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, duke ndjekur shembullin e Britanisë, Francës dhe Kanadasë.

Ai tha se vendimi u mor pasi Autoriteti Palestinez premtoi çmilitarizimin, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe njohjen e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar, duke theksuar se zgjidhja me dy shtete është “shpresa më e mirë për t’i dhënë fund dhunës dhe vuajtjeve në Gaza”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli e ka kundërshtuar këtë hap, duke thënë se “shpërblen terrorizmin”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbi 61 mijë persona janë vrarë nga ofensiva izraelite që nga viti 2023, ndërsa mbi 200 kanë vdekur nga uria. Lufta nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe u morën 251 peng.

Albanese tha se Hamas nuk do të ketë rol në një shtet të ardhshëm palestinez dhe se vendimi vjen pas konsultimeve me disa liderë botërorë.

Shpërndaje në

U Kopjua