Joe Biden u tha gazetarëve se do të konsideronte alternativa për të goditur fushat e naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit.
I pyetur nëse mendonte se duke mos u angazhuar në diplomaci, kryeministri i Izraelit Benjamin Nentanyahu po përpiqej të ndikonte në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në SHBA, Biden u përgjigj:
Nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhje, nuk e di, por nuk po llogaris në këtë.
Ai shtoi se “asnjë administratë nuk ka bërë më shumë për të ndihmuar Izraelin se unë”.