Live

Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

16:58 / 23 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka ashpërsuar dënimin për ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”.

Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Frrokajn me 1 vit e 4 muaj burg, por pas apelimit, Apeli vendosi të shtojë dënimin.

Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2017, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metra katrorë tokë shtetërore në zonën e Ranës së Hedhun, Shëngjin.

Në fillim, bashkë me ish-kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë në Lezhë dosja përfshiu 18 të pandehur, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...