Live

Denoncuesi i OpenAI gjendet i vdekur

18:44 / 22 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Suchir Balaji, ish-inxhinier dhe sinjalizues i OpenAI i cili ndihmoi në trajnimin e sistemeve të inteligjencës artificiale pas ChatGPT dhe më vonë tha se besonte se ato praktika shkelnin ligjin e të drejtave të autorit, ka vdekur. Kjo është bërë e ditur nga prindërit e tij dhe zyrtarët e San Franciskos. Ai ishte 26 vjeç.

Balaji punoi në OpenAI për gati katër vjet përpara se të largohej në gusht.

Ai u vlerësua lart nga kolegët në kompaninë e San Franciskos, ku një bashkëthemelues këtë javë e quajti atë një nga kontribuuesit më të fortë të OpenAI, i cili ishte thelbësor për zhvillimin e disa prej produkteve të saj.

“Jemi të shkatërruar kur mësuam për këtë lajm tepër të trishtë dhe zemrat tona janë me të dashurit e Suchir gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në një deklaratë nga OpenAI.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...