Live

Do ketë ”dhënie dhe marrje”, Trump paralajmëron takimin për territoret mes Putin dhe Zelenskyy

18:58 / 14 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se ka “25% mundësi” që takimi i tij me Vladimir Putin të dështojë.

“Ky takim po vendos bazat për një takim tjetër”, tha ai për Fox News Radio, transmeton klankosova.tv.

“Takimi i dytë do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm, pasi do të jetë takimi ku mund të arrihet një marrëveshje”, shtoi Trump.

Ai theksoi se takimi i dytë i cili mund të përfshijë edhe Volodymyr Zelensky  do të ketë “dhënie dhe marrje” mbi kufijtë dhe territoret, edhe pse nuk dha detaje të tjera.

Nëse takimi nuk shkon mirë, Trump shtoi se është i hapur për vendosjen e sanksioneve të tjera ndaj Rusisë.

“Po, do të isha, nëse nuk arrihet një zgjidhje”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua