Live

Edi Rama: Policia përfaqësohet nga heronj si Agim Troci e Klajdi Mustaj

19:17 / 09 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale duke theksuar se Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë uniformën, por nga mijëra burra, gra e të rinj që shërbejnë me përkushtim.

Ai përmendi shembujt e Agim Trocit, që u hodh në flakë për të shpëtuar të tjerët, dhe Klajdi Mustajt, i cili shpëtoi tre qytetarë të lënduar nga një aksident në aksin Levan–Fier.

“Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier”, shkroi Rama. 

Shpërndaje në

U Kopjua