Live

Erdogan në Tiranë: Të arrihet një armëpushim i përjetshëm në Gaza

14:56 / 10 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayiip Erdogan, ka bërë thirrje nga Tirana që të ndalen luftimet në Gaza dhe Liban.

Në një konferencë të përbashkët për media, ai tha se dëshiron që të arrihet një armëpushim i përhershëm në Lindjen e Mesme.

“Me Ramën shkëmbyem ide globale dhe rajonale. Shqipërinë e admirojë për përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. Folëm edhe për mizoritë izraelite në territoriet e pushtuara palestineze, të cilat ishin ndër pikat prioritare të takimit tonë”.

“Ndava pikpamjet e mia për agresionet e Qeverisë së Netanjahut që janë një kërcënim për rendin global. Gjenocidi në Gaza është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit. Për këtë arsye si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një arëmëpushim të përjetshëm në Gaza”, ka thënë Erdogan.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...