Analisti Lirim Mehmetaj ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës, i cili kritikoi këtë institucion që nuk ka bërë asgjë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti nuk angazhohet kundër Gjykatës Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se kjo qeveri e mbështet këtë gjykatë.
“Cfare paradoksi. Edi Rama po ju flet ne Kuvend te Kosoves per padrejtesine historike te Gjykates Speciale e po ju propozon me marre iniciativa kundrejt saj. Ne anen tjeter, vete ekzistenca e kesaj qeverie aktuale ne Kosove eshte si pasoje e funksionimit te asaj Gjykate. Nuk angazhohet qeveria kunder Gjykates, por pro saj. Vazhdimi i jetes se Speciales ne dem te UCK-se eshte projekt i perbashket i vazhdimit te qeverise se Albin Kurtit ne dem te Kosoves”, ka shkruar Mehmetaj.