Gjermania tha të premten se do t’i dorëzojë Ukrainës dy sisteme “Patriot”, pasi arriti një marrëveshje me SHBA-në, sipas së cilës Berlini do të jetë i pari në radhë për të marrë sistemet më të fundit në këmbim.
Falë angazhimit të SHBA-së, “Gjermania fillimisht mund ta mbështesë Ukrainën me lançues dhe më pas me komponentë shtesë të sistemit Patriot”, tha Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një deklaratë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria Bundeswehr fillimisht do të dorëzojë lëshues shtesë të raketave Patriot në ditët në vijim, të ndjekura nga komponentë shtesë të sistemit që do të dorëzohen pas dy ose tre muajsh.