Mbi 100 organizata ndërkombëtare, përfshirë Oxfam dhe Médecins Sans Frontières (MSF), i kanë bërë thirrje Izraelit që të ndalojë “përdorimin e ndihmës si armë” në Gaza, ndërsa uria po përkeqësohet.
Sipas një letre të përbashkët, shumica e organizatave nuk kanë arritur të dërgojnë asnjë kamion me ndihma që nga 2 marsi, pasi Izraeli ka vendosur rregulla të reja që i ndalojnë nëse nuk japin të dhëna të detajuara për stafin palestinez apo kritikojnë shtetin e Izraelit, raporton BBC, transmenton Klankosova.tv.
Izraeli thotë se rregullat janë për sigurinë kombëtare dhe nuk ndalojnë ndihmën. Por organizatat thonë se mbi 60 kërkesa për ndihma janë refuzuar vetëm në korrik, dhe kjo po lë spitale pa mjete bazë, e njerëz që po vdesin nga uria dhe sëmundje të parandalueshme.
Anera thotë se ka mbi 7 milionë dollarë ndihma humanitare të bllokuara në Ashdod, përfshirë 744 tonë oriz. Oxfam deklaron se Izraeli ka refuzuar ndihma me vlerë mbi 2.5 milionë dollarë.