Live

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë – jam në terren për të bërë krejt çka mundem

21:45 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se banorët e Kçiqit gjatë gjithë ditës janë përballur me zjarret, të cilat po vazhdojnë edhe në këto orë.

Hamza tha se është në vendin e ngjarjes për ta përcjellë nga afër situatën dhe për të bërë çdo gjë që mundet.

“Faleminderit nga zemra zjarrfikësve për profesionalizmin dhe përkushtimin, banorëve për bashkëpunimin dhe të gjithë atyre që po ndihmojnë në këto momente të vështira”, shkroi Hamza, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë këtë fshat të Mitrovicës, tri shtëpi janë djegur.

Shpërndaje në

U Kopjua