Live

Hasani në Samitin e NATO-s, vlerëson rolin e SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

11:00 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në po merr pjesë në Samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se gjatë këtij takimit të Këshillit NATO–Ukrainë ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, transmeton Klankosova.tv

“Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua