Live

Hasani për vendimin e anëtarëve të VV-së në KQZ: Po dëmtohet shtetësia e Kosovës

08:06 / 24 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si të gabuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare.

Ai ka thënë se ky vendim është një dëm i pariparueshëm dhe se ato që i ka thënë Lista Serbe nuk kanë prodhuar asnjë pasojë, dhe liria e shprehjes dhe mendimit është e drejtë kushtetuese.

“Duhet të kuptohet natyra e shtetit të Kosovës edhe ata persona që janë në KQZ edhe çdokush tjetër. Definimi i shtetit dhe patriotizmi i shtetit të Kosovës nuk duhet të jetë etnik, duhet të jetë kushtetues, përndryshe shkojmë në rrugë të këqija, e dëmtojmë rrugën e Kosovës, jemi duke e dëmtuar seriozisht shtetësinë e Kosovën edhe në planin e jashtëm edhe në atë të brendshëm”, ka thënë Hasani për KTV.

Sipas tij, kur janë në pyetje interesat nacionale të Kosovës, vendi i saj në botë, askush nuk e ka të drejtën të luajë me gjëra që nuk luhen.
Hasani po ashtu ka shtuar se ende nuk është kthyer siguria në veri, dhe se Vuçiqi e ka izoluar Kosovën nga e gjithë bota.

“Nëse dikush mendon se është shtrirje e sovranitetit përmes policëve të komanduar, gjykatave dhe prokurorëve të komanduar, ai nuk është sovranitet, është governanc, kështu kanë qeverisur popujt e tjerë kur nuk ka pasur përfaqësim politik”, ka shtuar Hasani.
Tutje, Hasani ka thënë se pret që Lista Serbe do t’i ndjekë procedurat ligjore, pasi KQZ-ja nuk e përfaqëson popullin e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...