Live

Humb jetën shqiptari në Greqi, vetura i mori flakë pas përplasjes

12:32 / 13 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një shtetas shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas policisë lokale,automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko 34 vjeç po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas me forcë në vitrinën e një dyqani dhe në vazhdim automjeti u përfshi nga flakët.

Koko nuk mundi të dalë nga automjeti duke humbur jetën.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës ndërsa policia rrugore e Athinës po heton shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua