Live

Ishulli italian nuk gjen qetësi, pas vrasjes me thikë të dy të rinjve, dhunohet një e mitur

08:29 / 02 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin ekskluziv VIP Albarella.

Pas vrasjes me thikë të një 16 dhe 27-vjeçari pak ditë më parë, një turiste 17-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 44-vjeçar. Autori i dyshuar është nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Kjo masë paraprake u caktua për shkak të provave serioze kundër tij dhe për të parandaluar përsëritjen e rasateve të ngjashme, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik, ku e mitura dhe autori u takuan në një nga plazhet e Albarellës, pa njohur njëri-tjetrin më herët, e më pas ata janë larguar nga plazhi.

Një incident tjetër ndodhi në ishull, goditja me thikë të martën në mbrëmje në qendrën sportive, pas një grindjeje midis dy të rinjve italianë, njëri prej të cilëve ishte 16 vjeç. Konflikti dyshohet se a ardhur nga një pazar droge që u përshkallëzua.

Shpërndaje në

U Kopjua