Live

Kamala Harris grumbulloi 633 milionë dollarë për fushatën zgjedhore

23:35 / 21 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris dhe organizatat pranë saj mblodhën 633 milionë dollarë për fushatën e saj, raporton Associated Press.

Kështu, shuma totale e akorduar për fushatën parazgjedhore tejkaloi një miliardë dollarë dhe i jep asaj një avantazh të konsiderueshëm ndaj kandidatit republikan Donald Trump, vetëm dy javë para zgjedhjeve.

Komiteti Kombëtar Demokratik mblodhi 360 milionë dollarë vetëm në shtator, ndërsa fushata mblodhi 222 milionë dollarë në të njëjtin muaj.

Ekipi i Kamala Harris shpenzoi rreth 270 milionë dollarë muajin e kaluar, më shumë se sa pritej, për të arritur tek votuesit përmes radios, televizionit, online, tabelave dhe mjeteve të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...