Live

Kosova e “zhytyr” në mallrat e huaja

08:42 / 23 Maj 2024

Nga Kosova Live

Vlera e importit të produkteve po vazhdon të rritet nga viti në vit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm në muajin prill Kosova importoi mbi 500 milionë euro.

“Në muajin prill 2024 importi kishte vlerën 500,7 milion euro. Kjo shifër krahasuar me vitin e kaluar është në rritje për 11,7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia dhe Kina”, grafikë nga agjencia e Statistikave të Kosovës

Komuniteti i biznesit dhe njohws të ekonomisë thonë se trendi i rritjes së importit të mallrave nga Serbia po ndodhë për shkak se qeveria nuk po i mbështet prodhuesit vendorw. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi, thotë se mungon vullneti i qeverisë për politika afatgjata.

Profesori i ekonomisë, Liridon Kryeziu tha se mungesa e zbatimit të drejtë të politikave ekonomike siç është politika fiskale, kreditore dhe ajo tregtare, kanë ndikuar që Kosova të ketë këtë bilanc tregtar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi ynë importon më së shumti naftë, vetura, produkte ushiqimore dhe materal ndërtimi. Kësisoj, vlera e mallrave të importuara gjatë vitit 2023 ishte 5.8 miliardë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...