Live

Krizë brenda koalicionit qeverisës në Gjermani, Kancelari Scholz shkarkon Ministrin që i kërkoi reforma dhe zgjedhje të parakohshme

21:41 / 06 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka shkarkuar Ministrin e Financave, Christian Lindner, pasi i njëjti kishte propozuar zgjedhje të parakohshme në Gjermani për zgjidhje të krizës, siç ka raportuar gazeta gjermane Bild, përcjell KosovaLive.

Linder është nga Partia Liberale Gjermane (FDP’së, që është pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani, ku bëjnë pjesë partia e Scholz SPF dhe Partia e gjelbër.

Shkarkimi i tij është konfirmuar nga zëdhënësi Steffen Hebestreit, shkruan DW.

Rreth dy javë më parë, i njëjti kishte kërkuar reforma gjithëpërfshirëse ekonomike, të cilat janë kundërshtuar nga dy partitë e tjera në koalicion.

Përplasja në shpenzime vjen pasi ekonomia e Gjermanisë ka luftuar dhe po përballet me një vit tjetër recesioni.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...