Live

Kupchan: Trump dhe Grenell do të merren me dialogun, ideja e shkëmbimit të territoreve nuk ka vdekur

22:23 / 27 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live


Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se Trump e ka emëruar Grenellin si të dërguar për misione të veçanta pikërisht për zgjidhjen e këtyre problemeve. 

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do t’i vazhdojë përpjekjet që ai filloi gjatë mandatit të tij të parë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

E kjo është njëra nga arsyet që Trumpi i ka dhënë një post shumë të rëndësishëm Richard Grenellit si i dërguar për misione të veçanta.

Kështu thotë ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan.

“Presidenti i zgjedhur Trump do të vazhdojë përpjekjet që ai filloi gjatë mandatit të tij të parë për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës. Atij i interesojnë vetëm marrëveshjet që i sjellin fitore. Ai dëshiron të tregojë se mund të bëjë marrëveshje që e bëjnë botën më të sigurt. Fakti që ai e ka emëruar Richard Grenellin si të dërguar për misione të veçanta nënkupton që ai mund të përfshihet sërish në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai për Tëvë1.

Kupchan ka komentuar edhe idenë e një shkëmbimi të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të një marrëveshjeje finale, siç ishte diskutuar edhe më herët gjatë administratës së parë të Donald Trump.

Profesori amerikan thotë se kjo ide nuk ka vdekur dhe se gjithnjë vazhdon të jetë si një opsion në tavolinën e bisedimeve.

“Nuk do ta quaja të vdekur idenë e shkëmbimit të territoreve sepse është gjithmonë një opsion. Ka shumë arsye se pse ky opsion duhet te merret në konsideratë sepse veriu vazhdon të paraqes shumë probleme për Kosovën. Pyetja është se a do ta mbështesin këtë opsion Kosova me Serbinë si dhe faktori ndërkombëtar”, pohon ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...