Live

Leoni u kërkon të rinjve drejtësi dhe shërbim për të varfërit

17:00 / 03 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një fushë e madhe në periferi të Romës u mbush me qindra mijëra të rinj të shtunën për ngjarjen më të madhe që nga fillimi i mandatit të Papës së ri katolik, Leonit.

Të rinjtë nga më shumë se 146 vende dëgjuan nga afër mesazhet e tij, ku ai i inkurajoi të ndërtojnë një botë më të mirë.

“Të dashur të rinj… lutja ime për ju është që të mund të vazhdoni me besim, me gëzim dhe guxim,” tha Papa Leoni gjatë fjalimit të tij drejtuar turmës.

Ai shtoi se “Kërkoni drejtësi për të ndërtuar një botë më humane. Shërbejini të varfërve dhe kështu dëshmoni të mirën që do të donim gjithmonë të merrnim nga fqinjët tanë.”

Pavarësisht temperaturave që arritën rreth 30 gradë Celsius, shumë prej të rinjve qëndruan gjithë ditën në fushë për të parë Papën. Organizatorët përdorën topa uji për të ndihmuar pjesëmarrësit të përballojnë vapën.

Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të Vitit të Shenjtë Katolik, që nga fundi i vitit 2024 ka tërhequr rreth 17 milionë pelegrinë në Romë. Papa Leoni, i pari i lindur në SHBA, u zgjodh më 8 maj si pasardhës i Papës Françesku.

Shpërndaje në

U Kopjua