Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka befasuar me deklaratën e tij rreth ankesave të qytetarëve për mungesë të energjisë elektrike.
Ndonëse në çdo vend të botës reagimet e tilla të qytetarëve do të ishin normale, ai është habitur me këto reagime.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai ka thënë se më shumë reagime po ka për mungesë të energjisë elektrike se për sulmin në Ibër-Lepenc.
“Normalisht çdo mungesë e shërbimit esencial është i rëndësishëm. Kemi pas sulm nga Serbia për të shkatërruar komplet infrastrukturën kritike, energjetike të vendit tonë dhe kemi pas një reagim shumë të vakët, të këtyre që po kritikojnë qeverinë tonë për mungesë të rrymës për një periudhë të caktuar. Pra më pak ka pas reagime ndaj atyre grupeve që kanë tentuar që ta lënë komplete Republikën e Kosovës pa energji elektrike për muaj të tërë se ndaj rastit të reduktimeve të zakonshme”, ka thënë Maqedonci.