Live

Mbahet festivali “Festo në Mirditë”, prezent kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu e presidenti Bajram Begaj

11:15 / 24 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka marrë pjesë të martën në festivalin “Festo në Mirditë”.

Prezent në këtë event ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Festivali kishte në fokus trashëgiminë kulturore dhe shfrytëzimin e saj për zhvillimin e turizmit, duke promovuar pasuritë unike të rajonit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar”, shkroi Shehu në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu, mori pjesë në festivalin “Festo në Mirditë,” në Rrëshen të Mirditës i cili u organizua në kuadër të projektit “Mirdita Junik.” Ky event i veçantë mblodhi personalitete të rëndësishme, përfshirë edhe Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, Kryetarin e Bashkisë Mirditë Albert Melyshi dhe përfaqësues nga komunat arbëreshe të Italisë.

Festivali kishte në fokus trashëgiminë kulturore dhe shfrytëzimin e saj për zhvillimin e turizmit, duke promovuar pasuritë unike të rajonit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar.

Projekti “Mirdita Junik” është pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë i cili mbështetet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet në partneritet nga CHWB Kosova, Komuna e Junikut, Bashkia e Mirditë dhe Qendra UET dhe ka për qëllim të forcojë lidhjet kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.Trashëgimia kulturore është një burim i çmuar për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ky festival ishte një hap i rëndësishëm drejt promovimit të saj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...