Nëntë persona janë arrestuar në një mega-operacion të zhvilluar në Spanjë nga EUROPOL, ku i përfshirë është edhe SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve në Shqipëri, kundër pastrimit të parave të drogës në kriptomonedha.
Në këtë aksion u konfiskuan 25 milionë euro kriptomonedha, 35 mijë euro para të gatshme, ari, bizhuteri, dokumente dhe celularë.
Ky operacion është pasues i dy të mëparshmëve Gorgon dhe WhiteWall.
Në mega-operacionin e EUROPOL-it, mori pjesë edhe Prokuroria e Posaçme SPAK, për shkak se në gusht të këtij viti nga operacioni i koduar GORGON u godit grupi i Çapjave në Elbasan.
Në njoftimin zyrtar të policisë evropiane, thuhet se grupi kishte bazë edhe në Shqipëri, pasi një shtetas shqiptar, pjesë e grupit të Çopjajve ka ndihmuar anëtarët e këtij grupi kriminal që të pastronin paratë përmes kriptomonedhave.
Hetimet lidhur me këtë grup kanë nisur që në vitin 2021, ku në një banesë u sekuestruan një sasi e madhe parash pas një operacioni për trafikim të kokainës.