Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë.
Ish-presidenti tha se “Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm”.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën”, shtoi ai në Facebook.
Meta tutje tha se mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen.