Live

Ministrit serb i ndalohet vizita në Kosovë

19:57 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Institucionet e Kosovës e kanë refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit të Ministrit për Informacion dhe Telekomunikacion të Serbisë, Dejan Ristiq, më 24-26 Dhjetor 2024.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar Qëndresa Fazliu nga Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Republika e Kosovës ka refuzuar kërkesën për vizitë në Republikën e Kosovës të Ministrit për Informacion dhe Telekomunikacion të Serbisë, Dejan Ristiq, më 24-26 Dhjetor 2024.”, ka thënë ajo.

Fazliu është shprehur se ky vendim vjen pas veprimeve të Qeverisë së Serbisë për refuzimin e lejimit të vizitave të shumicës së përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht të vizitave që synohen të kryhen në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, qëndrim ky që është ashpërsuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për Vizitat Zyrtare.

Mediat serbe gjatë ditës kanë raportuar se ministrit serb i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Siç raporton gazeta beogradase “Danas” duke iu referuar një njoftimi për media të ministrisë që drejtohet nga Ristiqi, vizita e tij ishte “paralajmëruar me kohë, në përputhje me procedurën e përcaktuar të vizitës dhe se është ndaluar një orë para kohës së paraparë”.

Poashtu, thuhet se ai kishte planifikuar të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të të përjavshmes serbe “Jedinstvo”.

Javën e kaluar, Serbia nuk e lejoi vizitën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në Preshevë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...