Sikur të mos mjaftonin zjarret në gjithë Shqipërinë, duket se flakët nuk po kursejnë as kodrat fare pranë zonave rezidenciale pranë kryeqytetit.
Duke qenë se forcat janë përqendruar në zjarret e mëdha si në jug ashtu edhe në veri, mesa duket ndihma ka munguar në këto zona, shkruan A2 CNN.
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbi kodrën te Misto Mame, siç njihet ndryshe, dhe lidhet fare pranë nga krahu tjetër me një zonë rezidenciale shumë të njohur të Tiranës.