Live

Në Vlorë i moshuari godet të riun me çekan në kokë

14:40 / 16 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një i moshuar në Vlorë është arrestuar pasi ka goditur me çekan në kokë një 25-vjeçar.

Policia e Vlorës njofton se shtetasi L.K., 73 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, pasi më datë 15.08.2025, në lagjen “10 Korriku”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje në

U Kopjua