Live

Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen për armëpushim me Hezbollahun

20:00 / 26 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të martën se do t’i kërkojë kabinetit të tij ta miratojë një propozim për armëpushim me Hezbollahun, duke e hapur rrugën për t’i dhënë fund luftës gati 14-mujore.

Netanyahu tha se votimi pritet të ndodhë më vonë gjatë natës.

Nuk është tamam e qartë se kur do të niste zbatimi i armëpushimit, dhe se cilat do të jenë kushtet e tij.

Ky armëpushim nuk ndikon në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës, e cila nuk po tregon shenja se mund të përfundojë. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...