Sot po mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët midis dy qeverive: të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1 janari i vitit 2025 do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve
Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në dy pikat kufitare, Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhnicë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët do të punojnë në një ndërtesë të përbashkët, e që sipas tij kjo do të shkurtojë edhe pritjet e gjata në kufi.
“1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahet. Nga 1 janari 2025 në dy pikat kufitare Bllacë dhe Han Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve tanë. Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca në Shkup, që do të lidhte rrjetin e autostradave me autostradën ‘Arbën Xhaferi’”, tha Kurti në mbledhjen mes dy qeverive që po mbahet në Prishtinë.