Në Nju Jork po mbahet takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së (UNSC) lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.
Siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv, Miroslav Jenca, ndihmës sekretari i përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, thotë se njerëzit në shtetin e Palestinës janë në “rrezik të madh”.
Ai shton se plani i ri pesëpikësh i Izraelit i miratuar të enjten është “një tjetër përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit”.
“Ne tashmë po dëshmojmë një katastrofë humanitare në një shkallë të paimagjinueshme”, tha Jenca, ndërsa përsëriti thirrjet për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.
“Palestinezët kanë të drejtë që zëri i tyre të dëgjohet”, përfundoi ai.