Live

Përmbytjet në Bosnje: Rruga mes Mostarit dhe Sarajevës e shkatërruar plotësisht

11:58 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Blloqe të mëdha trafiku u regjistruan në shumë pjesë të rrugës midis Sarajevës dhe Mostarit në Bosnje e Hercegovinë. Rruga kryesore mes Mostarit dhe Jabllanicës është zhdukur plotësisht në pjesën afër burimit të Komadinos, raporton N1, transmeton Klan Kosova.

Turma janë regjistruar në rrethrrotullimin pranë Tarçinit, në dalje nga autostrada për në rrugën kryesore M-17. Drejtuesit e automjeteve nuk ishin të informuar se rruga drejt Mostarit, përmes Konjiqit dhe Jabllanicës, ishte e mbyllur për qarkullim për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve.

Një numër i madh i automjeteve të pasagjerëve dhe mallrave janë duke qëndruar në kolonë në M-17 pranë Ostrozhacit. Njerëzit ishin në rrugë kur ndodhi kolapsi.

Në pamjet ajrore shihet edhe shtrirja e rrugës së shkatërruar Jabllanicë-Prozor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...