Live

Përpjekje për të shpëtuar pacientët në Gaza, pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e spitalit

19:53 / 22 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Izraeli ka urdhëruar mbylljen dhe evakuimin e Spitalit Kamal Adwan në Beit Lahiya, një nga spitalet e fundit që ende funksionon pjesërisht në zonën e rrethuar në periferi të veriut të Rripit të Gazës. Mjekët janë të detyruar të kërkojnë mënyra për të shpëtuar qindra pacientë dhe punonjës shëndetësorë në kushte të vështira, pasi spitali është i mbingarkuar dhe ka mungesë të mjeteve transporti.

Reuters raporton se kreu i spitalit, Husam Abu Safiya, tha se është “gati e pamundur” të zbatohet urdhri i mbylljes për shkak të mungesës së ambulancave për të larguar pacientët, përcjell Klankosova.tv.

“Aktualisht kemi rreth 400 civilë brenda spitalit, përfshirë foshnjat në njësinë neonatal, të cilat varen nga oksigjeni dhe inkubatorët. Nuk mund të evakuojmë këta pacientë në siguri pa ndihmën, pajisjet dhe kohën e nevojshme”, deklaroi Abu Safiya.

Sipas tij, spitali është duke u goditur nga bombardime të rënda dhe ka një rrezik të madh shpërthimi në rast se rezervuarët e karburantit goditen.

Ky spital është një nga të paktët që ka mbetur ende funksional në një nga zonat më të shkatërruara të Gazës, e cila është nën presion të madh ushtarak nga Izraeli që prej më shumë se tre muajsh.

Situata brenda spitalit është tejet kritike, me pacientët të shtruar nëpër korridore për të shmangur rrezikun nga shkatërrimi i dritareve dhe goditjet direkte nga bombardimet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...