Një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në bregun e Gjirit të Meksikës të premten la tetë persona të vdekur dhe 27 të tjerë të lënduar.
Prokurorët në shtetin Veracruz thanë se aksidenti ndodhi para agimit në një pjesë të autostradës pranë kryeqytetit të shtetit, Xalapa, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Shumica e viktimave, siç raporton AP-ja ishin pasagjerë në autobusin e linjës ADO. Ndër të vdekurit janë tre burra, katër gra dhe një vajzë
27 të lënduarit po trajtoheshin në spitalet lokale, por nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për gjendjen e tyre.
Shkaku i aksidentit është i paqartë, por disa rrugë në zonën malore njihen për kthesat e theksuara.