Presidenti rus Vladimir Putin mbajti të enjten një konferencë vjetore tradicionale. Putin tha se Rusia është përpara Evropës dhe se Kina, SHBA dhe India janë përpara Moskës për sa i përket zhvillimit ekonomik.
Sa i përket luftës në Ukrainë, Putin tha se forcat ruse po i afrohen përmbushjes së qëllimeve të tyre kryesore në fushën e betejës në Ukrainë dhe se po marrin kontrollin e një pjese të konsiderueshme të territorit çdo ditë.
“Forcat ruse po përparojnë përgjatë gjithë vijës së frontit. Më duhet të them se situata po ndryshon në mënyrë dramatike, forcat po përparojnë përgjatë gjithë vijës së frontit. Çdo ditë, tha Putin.
Ai është përgjigjur edhe në pyetjen se a është i gatshëm të bëjë kompromis për armëpushimin.
“Politika është arti i kompromisit, Rusia ishte gjithmonë e gatshme për negociata. Një marrëveshje është arritur me Kievin në vitin 2022, por Boris Johnson , të cilin ai e quajti “njeriu me prerje flokësh të çuditshme” e ka ndaluar Ukrainën të bëjë paqe.