Live

Rama ngushëllon për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit: U prehsh në paqe – një shqiptar i mirë, politikan i rafinuar e njeri i ndjeshëm

18:31 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një mesazh ngushëllues pas ndarjes nga jeta të Bujar Bukoshit, një prej figurave të shquara të politikës kosovare.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu dhimbjen dhe respektin për kontributin e Bukoshit, duke e cilësuar atë si një “shqiptar të mirë, politikan të rafinuar e njeri të ndjeshëm”.

“U prehsh në paqe 🖤. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi”, shkroi kryeministri Rama.

Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil dhe një nga figurat kyçe të viteve ’90, u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme politike dhe shoqërore për vendin.

Shpërndaje në

U Kopjua