Si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Kremlini kishin parashikuar se si do të zhvillohej samiti në Alaska.
Por, a ndodhi siç pritej? Le të krahasojmë atë që na u tha me atë që ndodhi në të vërtetë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv
Fillimi i samitit
Çfarë prisnim: Një takim kokë më kokë midis dy udhëheqësve, me foto dhe pyetje në fillim.
Çfarë ndodhi: Një takim tre-me-tre me zyrtarë të lartë, vetëm me foto në krye të takimit dhe pa pyetje për dy udhëheqësit.
Takim me një delegacion më të gjerë
Çfarë prisnim: Një drekë dypalëshe e zgjeruar me delegacionet më të gjera ruse dhe amerikane.
Çfarë ndodhi: Dreka dukej se ishte anuluar pas raundit të parë të bisedimeve.
Konferencë për shtyp
Çfarë prisnim: Një konferencë të plotë për shtyp me dy presidentët dhe pyetje nga media botërore.
Çfarë ndodhi: Udhëheqësit dhanë deklarata individuale, dhe e gjithë ngjarja zgjati 12 minuta. Nuk pati pyetje nga media.
Konfirmimi i një takimi të dytë me Zelenskyn
Ajo që prisnim: Trump do të shtronte tryezën për takimin e ardhshëm me Putinin, përfshirë edhe Zelenskyn.
Çfarë ndodhi: Nuk pati asnjë angazhim publik për një takim të dytë nga Putini – megjithëse Trump më vonë i tha Fox Neës se një i tillë do të zhvillohej.
Armëpushim
Çfarë prisnim: Trump tha se nuk do të ishte i lumtur nëse nuk do të arrinte një armëpushim.
Çfarë ndodhi: Nuk u njoftua asnjë armëpushim, asnjëri nga udhëheqësit nuk e përdori fjalën gjatë deklaratave të tyre për median, dhe Trump duket se u tërhoq nga “pasojat e rënda” të premtuara për Rusinë nëse Putini nuk do të binte dakord për një të tillë.