Remzije Sejdiu-Hoxha ka treguar për rrugëtimin e saj të ri politik në Gjermani.
Këtë rrëfim, zonja Sejdiu-Hoxha e ndau me emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova.
Ajo tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë ta lë pas karrierën e saj në Kosovë,për të nisur diçka të re në Perëndim, transmeton Klankosova.tv.
“Tash kur ia kam arrit, dhe e kam arrit qëllimin, mendoj që ia ka vlejt”, thotë ajo.
“Krejt ndodhi rastësisht, u takova me një shoqe në Gjilan, me tha se ia kam nis një kursi dhe po du me dal në Gjermani. Kur u ktheva në shtëpi, kërkova licencën, ani pse unë isha e punësuar në kabinetin e kryeministrit nga 2011 deri në vitin 2021. Nani më tha se nuk ke nevojë, se kinse kam filluar karrierën në Kosovë. Kam gjet një kurs në Kosovë, e ndjeka 6 muaj, pas pandemisë gjeta kontratë pune në Gjermani, shkova vet, por jam kthyer çdo dy muaj në Kosovë pasi kisha vajzën e vogël”, vazhdon tutje Sejdiu-Hoxha.
Ajo shton se nga viti 2022 punon si infermiere në një spital në Gjermani, dhe për këtë, Sejdiu-Hoxha thotë se ndihet krenare.
Një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Gjermani, e jep ajo.
Sejdiu-Hoxha thotë se tani jo vetëm shqiptarët, por çdo person që nuk është shtetas i Gjermanisë, und të kandidojë për asamble në zgjedhjet komunale atje.
E në mesin e atyre që kanë kandiduar, është edhe vetë Sejdiu-Hoxha.