Live

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë, iu vendos një dyqani

09:21 / 27 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan në aksin rrugor Fushë Krujë-Derven të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të policisë, lënda shpërthyese, e një sasie të konsiderueshme ishte vendosur në hyrje të dyqanit në pronësi të shtetasit D.L.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, teksa policia ka mbledhur kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua