Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias, njoftoi hapjen e disa ambasadave të reja në Indonezi, Bosnje-Hercegovinë, Indi dhe Kenia, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për politikën e jashtme të Shqipërisë.
“Këto hapje ambasadash përfaqësojnë një angazhim të fortë për të zgjeruar praninë e Shqipërisë në rajone strategjike dhe për të ndihmuar në rritjen e mundësive të bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik. Bashkëpunimi me këto vende do të kontribuojë në diversifikimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe do të ndihmojë në avancimin e agjendës kombëtare të Shqipërisë në arenën globale”, tha Hasani.