Live

Situata me zjarret në Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë dy Black Hawk

09:37 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në Shqipëri.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës. Ndërsa helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj kroate që operojnë nga Baza e Kuçovës janë nisur drejt Gramshit.

Shpërndaje në

U Kopjua